Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimet përkatëse për shtatë persona të përfshirë në skemën mashtruese të ilaçeve, e njohur ndryshe si ?Farmacia 1?, që u zbulua qershorin e vitit të shkuar.
Ja dënimet që kërkon prokuria në pretencën e saj
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysni Roci për veprën penale të "mashtrimit" të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe denimin e tij me 6 vjet burgim.
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjerin Xhuvani për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248/25 i K.Penal dhe denimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burgim. Ne baze të nenit 35 te K.Penal t'i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe prej tre vitesh.