Deputetja socialiste Mimoza Hafizi u shpreh se Asambleja e PS nuk mori parasysh kërkesën e saj dhe të Ben Blushit, për dorëzimin e materialeve zgjedhore të referendumit.
?Kemi bërë kërkesë dhe nuk u hodh në votim. U tha nuk mund të futet një kërkesë që ka ardhur dje dhe të futet sot në rendin e ditës. Madje edhe sot po ta kisha dorëzuar ajo duhet të ishte miratuar?, tha Hafizi.
Ajo shtoi se do ta kërkojë në komisionin zgjedhor të PS vënien në dispozicion të kutive të referendumit.
?Ideja ishte që Asambleja të na mbështeste. S?do donim që të kishte fatin e kërkesës që i kemi bërë KGS-së 3 javë përpara Kongresit?, tha Hafizi.