Nëpërmjet një shkrese të 22 shkurtit 2016, firmosur nga drejtuesi aktual i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj, lihen një sërë detyrash hetimore, për oficerin e Policisë Gjyqësore me inicialet P.Gj,duke i kërkuar këtij të fundit që të identifikojë dhe të hyjë në kontakt për ti marrë në pyetje biznesmenët që mendohet se janë gjobituar nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit dhe persona të tjerë në Durrës.Oficeri i policisë i ngarkuar me këto detyra ka komunikuar me tre biznesmenët, por në fakt asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështje, duke bërë që momentalisht në prokurori të mos ketë asnjë dëshmitë të tyre. Tre biznesmenët kanë refuzuar të dëshmojnë duke pohuar se nuk kanë asnjë njohje me Shullazin dhe se nuk janë gjobitur prej tij.