Report TV - Rama: I thoja Klosit se do vrasësh veten, por se dija që do e bënte

2016-04-22 16

Është promovuar këtë të premte në sallën COD në kryeministri libri i autorit Oliver Schmit ''Për Ardian Klosin, Gjermanin nga Shqiperia".

Në promovimin e librit për publicistin Klosi, mbajti një fjalë si miku i tij edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi atë si një shpirt të trazuar duke shtuar se "për Ardianin intelektuali jeton vetëm me të vërtetën".

Rama tha se Klosi ishte një nga zërat e paktë autentike të Shqipërisë dhe se ndarja nga jeta e tij ishte një fatkeqësi për kulturën shqiptare ndërsa gjykimi për të ai i një njeriu të madh.

Kryeministri gjatë fjalës së tij tha se me Klosin kishin diskutuar shpesh për vdekjen.

"Ndarja e tij nga jeta është fatkeqësi për kulturën shqiptare ndërsa gjykimi për të është ai i një njeriu të madh. Unë jam dëshmitar i faktit që ne kemi folur shumë herë për mënyrën si mund të ndodhte, unë gjithmonë i thoja që ti do vrasësh veten. Unë asnjëherë me vetëdije se kisha menduar që kështu do ndodhte. Kur ai ndërtonte shtëpinë tek liqeni thoshte do bëj një papafingo aty lart dhe kur unë shkoja ndonjëherë në muzg i thoja që pasi do ngrihen dy rosa, pastaj do merrej vesh lajmi që Ardian Klosi nuk na tha lamtumirë , por ik pirdhu," kujtoi Rama.

Gjatë prezantimit të librit familjes së tij iu dorëzua edhe çmimi ?Ardian Klosi?, për librin më të mirë publicistik të vitit 2015, financuar nga fondacioni ?S. Fischer?.