Lammert: Bëni kompromis për drejtësinë, partitë zgjedhje jo cirk!- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-04-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Bundestagut Gjerman, Nobert Lammert, vizitoi zyrtarisht Tiranën gjate se cilës mbajti një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e Shqipërisë, ku tha se kompromisi politik është kushti i vetëm për funksionin e demokracisë.
Këtu ai bëri thirrje për bashkëpunim ndërpartiak për miratimin e reformës në drejtësi.
Lammert : Shqipëria është njëri prej këtyre pak vendeve, të cilin do ta përfytyroja si anëtar të ardhshëm dhe për të cilin unë do të uroja që të ketë një proces reformash sa më të shpejtë dhe konsekuent, i cili do të mund të realizohet përmes arritjes së premisave, për të vendosur bazat e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kjo do të përforconte edhe më tej marrëdhëniet ekonomike dhe rrafsheve të tjera midis vendeve tona. Rruga është e vështirë. Për këtë qëllim, reforma e drejtësisë në këndvështrimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, e cila duhet të jetë e garantuar, dhe jo thjesht e lajmëruar. Ky është një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lammert-beni-kompromis-per-drejtesine-partite-zgjedhje-jo-cirk/

Free Traffic Exchange