Ahmetaj: Doganat Shqipëri-Kosovë do funksionojnë 24 orë- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-04-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka pritur në një takim homologun Kosovar Avdulla Hoti gjatë të cilit janë diskutuar një sërë çështjesh që do ti kalojnë për miratim dy qeverive në mbledhjen e përbashkët.
Sipas Ministrit të Financave Arben Ahmetaj është rënë dakord që doganat mes Shqipërisë dhe Kosovës të funksionojnë 24 orë në 7 ditë si dhe të unifikohen liçensat midis dy shteteve si një mundësi për të ulur barrierat.
Ahmetaj: Pikë së pari, janë operacionet doganore, qoftë me punën e doganave në 24 orë në 7 ditë, ku përfshihen edhe agjentët doganorë. Çështjet e transitit doganor dhe eksesit të sistemit informatik ?ASYCUDA? të të dyja doganave pas abrogimit që kemi bërë ne. Janë çështjet e tjera operacionale të shkëmbimit të informacionit.
Ministri kosovar i Financave u shpreh se ky takim kishte nën vëmendje një rishikim të pikave të vendosura në mbledhjen e fundit të dy qeverive.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ahmetaj-doganat-shqiperi-kosove-do-funksionojne-24-ore/