Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deklaratën e kryeministrit Edi Rama për hetimin e ish kryeministrit Berisha, kryetari i opozitës Lulzim Basha e cilësoi përpjekeje për të larguar vëmendjen nga faktet dhe provat që sipas tij e lidhin atë, me Emiljano Shullazin.
Pa mbështetjen e Edi Ramës nuk mund të kalonte kurrë makinën e blinduar në doganë, pa asnjë kontroll siç u vërtetua. Pa mbështetjen e Edi Ramës nuk mund të pastrohej skena e krimit dhe Shullazi të dilte I pastër. Jo pak biznesmenë të grabitur me tytën e armës kanë kërkuar ndihmë tek Edi Rama. Sot po të mos ishte për punën e prokurorisë dhe të nëpunësve të tjerë me integritet të Shërbimeve Shtetërore. Po të mos ishte për aleatin tonë të çmuar SHBA, Emiljano Shullazi do të ishte akoma duke prerë gjoba të reja, planifikuar atentate të reja. Sa i takon Edi Ramës ky krim i pashembullt do vazhdonte sot e gjithë ditën. Kjo rrugë u pre nga një grup prokurorësh me integritet dhe jashtë kapjes politike të Edi Ramës. Nga miqtë tanë që gjej rastin të inkurajoj dhe t?i nxis të bëjnë një hetim të plotë çështjes të zbardhin lidhjet kriminale nga rruga deri në kryeministri. I tërë aktiviteti kriminal i Shullazit janë dëshmi e shtetit Rama- Shullazi- Tahiri.
Basha, mbrojti ish-kryemisnitrin Berisha, kur tha se deklarata e tij në kuvend, për armatosjen e civilëve nuk është nisëm as vendim, por propozim për gjendjen kriminale në vend.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-mbron-berishen-basha-rama-ben-perpjekje-per-te-larguar-vemendjen-nga-shullazi/