Tjetërsimi i pronësisë për ish Hotel Vollgën në Durrës nga kallëzuesi Zamir Hasa tek kompania Arabe Saudi Brothers e cila në 2014 ja ka dhuruar Emiljano Shullazit sipas prokurorisë është bërë me ndihmën e 3 gjyqtarëve në gjykatën e Durrësit.
Ky fakt tronditës ky togat e zeza në vend të drejtësisë kanë dhënë një drejtësi të pabazuar në ligj e bën publik prokuroria e cila thotë se ka nisur hetimet për gjykatësen Dhurata Bili dhe dy kolegët e saj Ndue Gjura e Vladimri Skënderi.
Por ku e bazon prokuroria këtë fakt?
Me një dokument zyrtar shpërndarë 5 ditë pas publikimit të historisë së Hotel Vollgës për të cilën është marrë dhe masa e sekuestros, kabinet i Kryeprokurorit Llalla shprehet
?Prokuroria e Durrësit dyshon se vendimi nr. 449, dt. 18.02.2013 i gjyqtarëve Dhurata Bilo, Vladimir Skënderi dhe Ndue Gjura të cilët i kanë hequr pronësinë Zamir Hasës dhe ja kanë Kaluar Saudi Brother Comercial, është marrë në kundërshtim të hapur e flagrant me ligjin, pasi nuk referohet në asnjë bazë ligjore dhe në dijeni të plotë të ekzistencës së një gjykimi paralel, i cili ndodhej në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria e Durrësit vlerëson se vendimi gjyqësor i mësipërm nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi në asnjë dispozitë të Ligjit nr.7843, dt.13.07.1994 ?Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme? nuk parashikohet koncepti i ?fshirjes? së një regjistrimi të kryer apo ?anullimi? i fshirjes.
Nga hetimet e deritanishme vazhdon më tej prokuroria ?shkelja është e dukshme, pasi gjykata, në asnjë moment të vendimit të saj, nuk ka shprehur se në çfarë dispozite e bazon vendimmarrjen e saj konkrete për anullimin e fshirjes së kryer nga ZVRPP Durrës.
Për këtë hetim prokuroria ka vënë në dijeni presidentin e republikës dhe këshillin e lartë të drejtësisë, ku KLD pritet të mblidhet ditën e hënë ndërsa nga rendi i ditës siguruar nga ReportTv shqetësimi i Kryeprokurorit Llalla nuk është përfshirë për diskutim.