Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama e konsideroi si qesharake thirrjen e ish-kryeministrit Berisha një ditë më parë për armatimin e popullsisë, duke argumentuar se ato kanë si qëllim pengimin e reformës në drejtësi. Rama qetësoi qytetarët kur tha se nuk duhet ta marrin seriozisht këtë thirrje për armatosje dhe shtoi se Berisha nuk i ka lexuar qartë mesazhet e SHBA. Rama i bëri këto deklarata në një kohë kur Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin për dhjetë ditë të Berishës nga punimet e parlamentit.
Kryeministri Rama i kushtoi një dalje të posaçme për mediat deklaratës së ish -kryeministrt Berisha bërë një ditë më parë në Parlament ku i bën thirrje qytetarëve të armatosen për t?u vetëmbrojtur. Shefi i qeverisë e cilëson qesharake këtë deklaratë dhe shprehje të artë të mosleximit të mesazheve të SHBA.
Edi Rama u përpoq të qetësojë edhe qytetarët që janë shqetësuar nga deklarata e Berishës për armatosje të qytetarëve, qe i kanë mbërritur atij perosnalisht por jo vetem.
Deklaratën e Berishës Rama e quan ?pjesë të një plani, pavarësisht se ekseset nga vezët tek lodrat janë shprehje e një plani të thjeshtë, plani është i dëshpëruar, ata që duan të vënë në jetë janë dëshpëruese?
Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se refomra në drejtësi do të miratohet me çdo çmim.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-prokuroria-te-hetoje-berishen/