Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka thënë sot se, 100 milion lekë janë vënë në dispozicion të blerjes së protezave në Spitalin e Traumës.
Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj sot gjatë Konferencës së 2-të Kombëtare të Traumës.
?Nëse spitali nuk ka sot proteza, kjo nuk është as faji i mjekëve dhe as përgjegjësi e mjekëve, por të paktën, me buxhetin e këtij viti, meqenëse këtu u fol se në fund të fundit duhen edhe para për të bërë më shumë për traumën, janë 100 milion lekë të reja në dispozicion, vetëm për të blerë proteza. Sigurisht, me të drejtë duhet të blihen sa më shpejt, por bashkë me përfaqësuesit e QSUT-së dhe Spitalit të Traumës kemi kaluar një periudhë të parë dhe na është dashur ta bëjmë sa më mirë dhe në mënyrë sa më të qëndrueshme që pastaj, nga ky vit e në vazhdim, të kthehet në një procedurë që bëhet në mënyrë shumë më rutinore,? ka pohuar gjatë fjalës së tij kreu i shëndetësisë.
Por, një tjetër projekt që do të nisë në qershor të këtij viti ka të bëjë me shpërndarjen e autoambulancave në territorin e vendit, në mënyrë që ato të shkojnë sa më shpejt pranë vendeve të aksidenteve, ndërsa aktualish, është shtuar edhe numri i mjekëve dhe infermierëve që do të punojnë në këto skuadra.
?Unë besoj se, brenda qershorit, me atë flotë aktuale autoambulancash që kemi, ne do të kemi më shumë skuadra që të mund t?i përgjigjen thirrjeve në territor, duke u përpjekur ta dekoncentrojmë pozicionimin e autoambulancave në territor të paktën nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 11:00 të natës, jo vetëm në spitale siç është sot, por edhe në pika ku, praktikisht, inxhinierët e gjeo-hapësirës po përcaktojnë si pika më optimale,? theksoi Beqaj.
Sipas tij, brenda muajit korrik do të nisë edhe blerja e më shumë pajisjeve mjekësore të cilat do të jenë brenda autoambulancave në mënyrë që pacientëve tu ofrohet ndihma e parë edhe gjatë kohës së transportit.
?Padyshim nuk mjafton që ajo të jetë vetëm një mjek motorik që shkon në kohë. Duhet të jetë e pajisur me pajisjet e nevojshme mjekësore për urgjencat dhe traumat. Brenda korrikut me një pjesë të buxhetit të shërbimit kombëtar të urgjencës ne do të pajisim disa autoambulanca me shumë pajisje tepër më të mira brenda? pohuar Beqaj, duke theksuar se gjatë këtyre viteve është ulur numri i traumave në rang vendi.