"Toka është më shëndetshme, kur natyra është e pasur dhe fëmijët janë të lumtur"- kjo ka qenë motoja e aktivitetit të degës së Partisë Socialiste në Njësisë Administrative nr. 8 në Tiranë, nën kujdesin e deputetit të zonës, Ervin Bushati.
Në ditën Ndërkombëtare të Tokës, aktiviteti është zhvilluar në ambientet e "Institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë", ku me rastin e kësaj dite janë mbjellë pemë të ndryshme dekorative, janë pikturuar muret dhe lyer pemët ekzistuese.
Pjesë e kësaj nisme kanë qenë dhe biznese të ndryshme, banorë të zonës, si dhe shoqata ?Lions?. Drejtoresha e këtij Instituti, Hazbie Ramaj, falënderoj të gjithë ata që bën të mundur që në këtë ditë të veçantë edhe fëmijët e këtij Instituti të festojnë më ndryshe dhe në një ambient me të gjallëruar dhe me më shumë ngjyra. Gjithashtu ajo bëri thirrje për të gjithë prindërit që të sjellin fëmijët e tyre pranë këtij Instituti për të marrë një trajtim të veçantë dhe plot dashuri.
Ndërsa deputeti Bushati u shpreh se në këto ditë që kanë qenë pranë këtij Instituti kanë ndjerë një dashuri të paharrueshme nga vet fëmijët. ?Vëmendja ndaj këtyre fëmijëve duhet të jetë çdo ditë të vitit, në një kauzë 100% të drejtë ku nuk ka vend për axhenda politike. Sepse këta fëmijë kanë nevojë për dashuri, dhe dashuria është gjuha që ne të gjithë ndiejmë dhe dëgjojmë"- u shpreh Bushati.