Kryeminsitri Rama në një dalje publike për mediat ka kërkuar hetimin e ish kryeministrit Berisha duke e cilësuar atë si antikushtetuese dhe të papranueshme, ndërkohë që ka thënë se thirrja për armë ëhstë kundërpërgjigjie për reformën në Drejtësi.
"Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish kryeminsitri. Thirrja një arsye më shumë. Një vend normal tellalli duhet të ishte para prokurorëve. Për një vend normal ligji është ok, por për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë.Shqipëria s?mund të behët vendi normal për të cilët ligji zbatohet dhe lexohet ndryshe" tha ai.
Kryeministri Rama tha se PD me në krye Berishën nuk e duan Reformën në drejtësi dhe ajo thënie që bëri jehonën dje në parlament ishte plani për të penguar atë.
"Ka ardhur në rritje tensioni artificial e kanë çuar dje në kulm duke kërkuar armatosjen e popullit. Është e inskenuar për të penguar reformën, për të nxitur justifikime që justifikojnë braktisjen e Reformës. Është pjesë e një plani pavarësisht se ekseset nga vezët te lodrat janë shprehje e një plani të thjeshtë, dhe shancet që ky plan të rezistojë janë zero.Saliu nuk e do Reformën"-tha Rama.