Mesazhi i Lammert në Kuvendin tonë: Beni kompromis, Reforma në drejtësi kusht për integrimin

2016-04-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Kompromisi, si i vetmi kusht për funksionin e demokracisë. Reforma në drejtësi është kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në BE?. Ky është mesazhi që u përcoll në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë nga presidenti i Bundestagut gjerman.
Presidenti i Bundestagut i bën apel politikës shqiptare për realizimin me reformën në drejtësi, duke e cilësuar si momentin kyç dhe të domosdoshëm për integrim garantimin e drejtësisë.
Lamert theksoi së është e rëndësishme të respektohen të drejtat e pakicës dhe se kompromisi është i kusht për ekzistencën e demokracisë. Presidenti i Bundestagut ka vlerësuar tolerancën dhe harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri.
Lammert: Shqipëria është njëri prej këtyre pak vendeve, të cilin do ta përfytyroja si anëtar të ardhshëm dhe për të cilin unë do të uroja që të ketë një proces reformash sa më të shpejtë dhe konsekuent, i cili do të mund të realizohet përmes arritjes së premisave, për të vendosur bazat e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kjo do të përforconte edhe më tej marrëdhëniet ekonomike dhe rrafsheve të tjera midis vendeve tona. Rruga është e vështirë. Për këtë qëllim, reforma e drejtësisë në këndvështrimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, e cila duhet të jetë e garantuar, dhe jo thjesht e lajmëruar. Ky është një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Presidenti i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert ndodhet në Tiranë me një vizitë zyrtare.
Zyra e shtypit të Kuvendit informon se pas fjalës në Kuvend, Lammert do të ketë një takim me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit në orën 09:45.
?Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Prof. Dr. Lammert do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni ?Konrad Adenauer? me temën ?25 vjet parlamentarizëm demokratik në Shqipëri?, që zhvillohet në orën 10:30?, thuhet në njoftimin e Kryesise se Kuvendit.
I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-i-bundestagut-neser-ne-tirane-fjalim-ne-kuvend/

Free Traffic Exchange