Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, prezantoi nga Shtëpia e Fëmijës ?Zyber Hallulli? hapjen e dhomave të emergjencës në Institucionet e Strehimit Social për fëmijët e braktisur, por edhe ata në situatë rruge. Gjatë aktivitetit, ministri Klosi kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar në numrin 116-111 çdo rast abuzimi.
Blendi Klosi: Është që çdo qytetar i Shqipërisë, në këdo cep të Shqipërisë të shikojë një fëmijë i cili është i pambrojtur, një fëmijë që shfrytëzohet, një fëmijë që gjendet duke lypur në një moshë fare të vogël, të marrin në tel në numrin 116-111 dhe në 28 qendrat tona të përkujdesit social do të ketë një dhomë të vogël me 2-3 shtretër, por do të ketë një përkujdesje për 72 orë derisa fëmija të identifikohet kush është.
Marrëveshja e bashkëpunimit me Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë synon reduktimin e këtij fenomeni, ndërsa parashikohen edhe penalitete për prindërit abuzues.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/femijet-e-rruges-mmsr-dhoma-emergjence-ne-institucionet-e-strehimit-social/