Jepet pretenca për “vrasësit me porosi”, Julian Sinanaj nuk është më i penduar- Ora News

2016-04-22 37

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda jep pretencën për grupin e strukturuar kriminal që kryente vrasje me pagesë. Për bandën e tritolit u kërkua në total dy burgime të përjetshme dhe 85 vite burg, ku prokuroia kërkoi 35 vite për Julian Sinanaj, ç?ka nënkupton se ai nuk është konsideruar bashkëpunëtor i drejtësisë.
Dy prej porositësve të ekzekutimeve, kushërinjve vlonjatë Andon dhe Genis Mhilli,u kërkua burg përjetë. Për Marjon Mitro, porositësi i bombës së gjetur poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, organi i akuzës kërkoi 26 vjet heqje lirie, për furnizuesin me armë Albin Merxhaj 11 vjet burg,
Dënimi me i lehtë me 5 vite burg u kërkua për Ilir Karçinin i dyshuar si porositës për ekzekutimin e nje biznesmeni të gazit . Fale bashkepunimit me drejtësinë ka përfituar dhe bashkëpunëtori i Sinanajt, Ndriçim Gjokona, për te cilin prokuroria kërkoi 8 vjet heqje lirie.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/jepet-pretenca-per-julian-sinanaj-dhe-banden-e-tritolit/