“Bashkëpunëtoret e Shullazit vijojnë aktivitetin” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria dyshon se grupi i strukturuar kriminal i përbërë prej Emiljano Shullazit, Gilmando Danit e Blerim Shullazit vijon të veprojë, duke kanosur biznesmenë, si dhe duke trafikuar lëndë narkotike drejt Bashkimit Evropian. Për këtë hetuesit kanë shtrirë përgjimet edhe tek persona të tjerë, të cilët dyshohet se veprojnë kryesisht në qytetin bregdetar te Durrësit për llogari të grupit. Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit për tre pjesëtarët, organi akuzës argumentoi se përgjimet, por edhe pamjet filmike tregojnë se si Dani e Shullazi kërcënojnë më 14 dhe 15 prill rektorin e sapo zgjedhur te Universitetit te Tiranës Mynyr Koni e Dhori Kulen. Sipas Prokurorisë për ish-hotel ?Vollgën? Shullazi ka ushtruar presion madje edhe e ka dhunë kryetarin e zyrës se regjistrimit të pasurive të Durrësit dhe atë të Tiranës. Duke qenë se prona kishte probleme me dokumentacionet, Shullazi ka përfituar duke bërë presion punonjësve ta regjistronin në emër të tij, ndërkohë që për veprimet e tij Prokuroria ka prova filmike. Për këtë pronë edhe pse Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive burime pranë organit të akuzës thanë se ende nuk është rrethuar nga policia si objekt i sekuestruar. Për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin e Blerim Shullazin, Gjykata caktoi masën e sigurimit arrest me burg. Ndër provat e siguruara nga Prokuroria është dhe kërcënimi që Shullazi ka bërë ndaj pjesëtarëve të familjes Zaka për një garazh në rrugën Sali Butka në Tiranë.