http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 maji është afati i fundit që të gjithë punonjësit e administrues publike të dorëzojnë vetëdeklarimin, pjesë e zbatimit të ligjit për dekriminalizimin. Ministrja Milena Harito, apelon respektimin e afatit, në të kundërt, çdo shkelës do të largohet nga puna.?Është e rëndësishme që gjithë administrata të dorëzojë formularët e vetëdeklarimit. Është një pjesë shumë e madhe e administratës që duhet ta bëjë këtë gjë. Është me rëndësi që çdo njeri të bëjë vetëdeklarimin sepse ligji e parashikon kështu. Çdo njeri që nuk ka bërë vetëdeklarimin deri në datën 5 maj që është subjekt i ligjit shkarkohet automatikisht nga puna. Është shumë e rëndësishme që gjithsecili të marrë përgjegjësinë e vetë, të sjellë formularin dhe Departamenti pastaj mes datës 5 dhe 10 maj do të bëjë listën e të gjithë atyre që nuk kanë bërë vetëdeklarimin?.Ministrja saktëson se janë mbi 20 mijë punonjës, të cilët duhet të marrin formularin dhe ta plotësojnë. Deri më tani 3 mijë vetë e kanë zbatuar detyrimin ligjor. dorëzimi i dokumentit në fjalë bëhet pranë Departamentit të Administratës, ku është ngritur një grupi pune i posaçëm për marrjen e këtij dokumenti.