http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi projektin per stadiumin e ri ?Arena kombëtare? ne kryeqytet qe hyn ne nje faze te re për realizimin e një ëndrre te madhe. I pranishëm ne prezantimin e projektit ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili premtoi mbështetjen e qeverise per ndërtimin e këtij stadiumi modern qe do te prese jo vetëm ndeshjet e kombëtares, por edhe finalet e kompeticioneve me te rëndësishme europiane. Rama deklaroi se FSHF nuk do te shpenzoje asnjë qindarke per ndërtimin e këtij stadiumi, pasi ky do te jete një partneritet publik - privat. Do te jete kompania private qe do te investoje 50 milionë euro. Kryeministri beri te ditur se ky stadium do te jete mjaft modern dhe do t?i ngjasoje atij te Juventusit. Presidenti i Federatës Shqiptare ka prezantuar edhe sloganin qe do te ketë kombëtarja e futbollit ne finalet e kampionatit europian France 2016 qe është ?t?i Shqipëri me jep nder?.