Ora News zbardh debatin - Emiljano Shullazi “hyn në Parlament” - Ora News-

2016-04-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parlamenti është përfshirë në debate në lidhje me Emiljano Shullazit. Opozita e cilëson të arrestuarin për gjobëvënie si ?shefi i rrugës, dhe shefi i vërtetë? i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se nuk la njeri të botës së krimit pa e kthyer në hero të parlamentit.
Rama tha se ndalimi i Shullazit është bërë nga policia e cila ka nisur procedurat dhe më pas ka kërkuar autorizimin në prokurori për arrestimin e tij.
Edi Rama: ?Si ka mundesi që nuk latë njeri të botës së krimit pa e kthyer në hero këtu në Parlament. Ndalimi është bërë nga policia e cila ka nisur procedurën pa pasur një denoncim konkret por duke u nisur vetëm nga një indicie e paprovuar . E ka ndaluar dhe më pas ka kërkuar nga Prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë pas mesnate ndërkohë që personazhi në fjalë ishte në qeli. Është kërkuar autorizimi për përgjimin dhe nuk është arritur.
Mos u bëni qesharakë se nëse do të kishte jo aq shumë të vërtetë në ato që thoni dhe pak të vërtetë në ato që thoni të jeni të sigurtë se Qeveria shqiptare nuk do të ishte kaq shumë e respektuar botërisht. Të jeni të sigurt që përfaqësuesit e krimit të organizuar nuk i pret njeri në Shtëpinë e Bardhë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/emiljano-shullazi-hyn-ne-parlament/

Free Traffic Exchange