“Shullazi” Tahiri sfidon opozitën: Ngrini komision hetimor kush s’bëri detyrën të shkarkohet

2016-04-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sfidon opozitën. Kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar se cili nga institucionet, Prokuroria apo Policia nuk ka vepruar sa i takon arrestimit të Emiljano Shullazit.
Nga foltorja e Kuvendit Tahiri sfidoi opozitën për të gjetur një provë të vetme të lidhjes së supozuar të tij me Emiljano Shullazit.
Saimir Tahiri:?Ju sfidoj publikisht nëse doni të shikoni. Verifikoni dhe shikoni kush ka vepruar dhe kush jo por me një premtim që ato letra më pas ti bëni publike dhe më pas të bëjmë bashkë me ne. Ai që nuk ka vepruar të ikë nga detyra, ai që nuk ka bërë detyrën të shkarkohet nga kuvendi. Të ngremë komisionin hetimor dhe ai që nuk ka bërë detyrën të marrin faturën. Të tjerat janë zhurmë klasike për të zhdukur barrën e përgejgjësisë. Unë nuk vras njeri për të mbajtur karrigen. Nuk vras njerëz për të mbajtur detyrën. Nuk bëhem me krimin për të mbajtur detyrën. Nuk vras ndërgjegjen time qytetare. Më gjeni një provë të vetme të lidhjes time të supozuar me Shullazin. Ngrini komisionin hetimor nëse ka punuar policia apo jo. Ngrini publikisht dhe premtoni se do bashkoni votat me ne që përgjegjësi që s?ka bërë detyrën të largohet nga detyra

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shullazi-tahiri-sfidon-opoziten-ngrini-komision-hetimor-kush-sberi-detyren-te-shkarkohet/