Prezantimi - Ju prezantojmë “Arenën Kombëtare”, projekti kushton 50 milionë euro

2016-04-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prezantohet projekti i Arenës Kombëtare. Në një ceremoni të organizuar sot u prezantua si do të jetë fytyra e re e stadiumit ?Qemal Stafa? , Shtëpia e madhe kryesore e skuadrës tone. Investimi është 50 milionë euro dhe kryeministri Rama tha se qeveria nuk do të shpenzojë asnjë qindarkë por do të jetë tërësisht investim i kompanisë private
Edi Rama: Për Arenën Kombëtare nuk do të shpenzojmë asnjë qindarkë sepse ky do të jetë në Parneritet Publik Privat. E di që në këtë fazë barbarie kundër çdo gjëje që bëhet për mirë të dëgjojmë dhe shumë zëra që do të thonë nga më të ndryshmet por më e rëndësishmja është se shumë shpejt do të sjellim në kryeqytet një investim prej 50 milionë eurosh, të cilin do e bëjë kompania private. Jam shumë krenar që bashkë me ekipin e përbashkët të qeverisë dhe federatës ne shmangëm një zgjidhje që ishte e pamundur. Zgjidhja e mëparshme sipas një formule ku vërtet kishte disa propozime dhe kompani të huaja që kërkonin të merrnin stadiumin me koncesion sipas formulës së dakordësuar nga qeveria e kaluar por që kërkonin garanci nga buxheti I shtetit. Funskionon nuk funksionon stadium hyjnë njerëz ose jo shteti duhet të paguajë çdo vit një faturë shumë të kripur dhe të pamundur ndërkohë që me këtë partneritet bëjmë të mundur që investimin ta bëjë tërësisht kompania private dhe stadium është njëkohësisht një pasuri publike. Ndërkohë që patjetër investitori do të nxjerrë fitimin e vet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ju-tregojme-arenen-kombetare-projekti-kushton-50-milione-euro/

Free Traffic Exchange