Report TV - Ekskluzive/ Lul Berisha-Shullazi bashkojnë 2 bandat kriminale

2016-04-22 1

Dy grupe kriminale shumë të njohura dhe shumë të fuqishme që veprojnë në Shqipëri, tashmë janë bashkuar me njëri-tjetrin duke ritur ndjeshëm aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete. Emiljano Shullazi që pesë ditë më parë u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për gjobitjen e 7 biznesmenëve dhe zytarëve të njohur në vend, rezulton që kohët e fundit të jetë bashkuar me Lulëzim Berishën, ky i fundit i cilësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si drejtues i ?Bandës së Durrësit?, ku për aktivitetin kriminal në këtë bandë, ai është dënuar pak vite më parë me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë.

Tashmë, është fakt që dy grupet e drejtuara nga Shullazi dhe Berisha, janë bashkuar thuajse në një të vetëm, dhe sipas informacione policore, kanë realizuar gjobitjen e disa personave, biznesmenë të njohur në vend, kryesisht në fushën e basteve sportive, tregtisë së kafesë dhe tregtisë së naftës. Në një dokument sekret i Ministrisë së Brendshme që zotëron ?Shqiptarja.com?, jepet një tablo e qartë e bashkëpunimit mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejton grupin e tij në Durrës, ku tashmë në teren, që delegon urdhërat e Lulit, tek personat e tjerë të grupit si Julian Meçaj e Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj, është kunati i tij Plarent Dervishaj.

Free Traffic Exchange