Report TV - Gjylameti në mbrojtje të Ruçit si sekretar, Kokëdhima nuk është

2016-04-22 1

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti e ftuar në Rreze Dielli në Report TV del hapur në mbrojtje të Gramoz Ruçit si sekretar i përgjithshëm i PS , ndërkohë që konfirmoi se Koço Kokëdhima nuk është kandidat.

Asambleja e re e Partisë Socialiste e dalë nga Kongresi do të mblidhet këtë të shtunë për të zgjedhur Sekretariatin e Përgjithshëm. Asambleja e re ka në përbërje 173 anëtarë të zgjedhur nga vota e më shumë se 1500 delegatëve. 50% e tyre janë gra dhe 50 % burra.

Ndërkohë që në listën e re të anëtarëve të Asamblesë të zgjedhur me votim, mungojnë shumë nga emrat e njohur të PS-së në vite.

Mes të tjerash deputetja komentoi edhe deklaratën e ish kryeministrit Berisha për armatosje, duke thënë se ai duhet të merret si i pandehur

Free Traffic Exchange