Report TV - Prezantohet stadiumi i ri, Rama: Realizohet ëndrra e shqiptarëve

2016-04-22 3

Federata Shqiptare e Futbollit më në fund pas disa vitesh pritje dhe premtime prezantoi projektin zyrtar për stadiumin kombëtar që do të ndërtohet mbi rrënojat e ?Qemal Stafës? dhe do të quhet ?Arena Kombëtare? i pagëzuar nga kryeministri Edi Rama pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian. Stadiumi i ri është parashikuar të ketë 22.000 vende dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Në prezantimin e projektit i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

Stadiumi i ri do të jetë një kompleks multifunksional, që do të jetë në funksion jo vetëm një ditë në javë, por 7 ditë, ndërsa vlera e të cilit shkon në 50 mln Euro.

Arkitekti i stadiumit do të jetë italiani Marco Casamonti së fundmi ka ndërtuar arenën e re të Udineses.

Mbështetjen e qeverisë në projektet e stadiumeve të futbollit, Presidenti i FSHF, Armand Duka e ka cilësuar si nisjen e një ere të re në sportin shqiptar. Stadiumi i ri dhe kualifikimi në Europian janë fytyra e re e futbollit shqiptar, theksoi Duka dhe pavarësisht vështirësive vazhdoi kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ?nuk ka objektiva të paarritshëm?.

?Investimet më mëdha janë ?Elbasan Arena? dhe "Loro Boriçi" të mbështetur nga qeveria shqiptare. Ndërtimi i stadiumit të Elbasanit bëri të mundur zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Ky investim ishte me vlerë 6.6 mln euro," tha Duka.

Ende pa përfunduar "Elbasan Arena", Rama mori iniciativën dhe premtoi ndërtimin e një tjetër stadiumi modern, ?Loro Boriçi? investim afro 18 mln euro.

"Stadiumi i ri do të jetë një shtëpi e re për futbollistët shqiptarë, kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë, projekt me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Kryeministri ka ndihmuar për të përshpejtuar realizimin e këtij projekti madhor. I vetmi ku kombëtarja zhvillon ndeshjet ndërkombëtare dhe si i tillë është kartëvizitë për çdo mik që vjen në Shqipëri? u shpreh Duka.

Ndërsa në fund të fjalës së tij, kujtoi edhe njëherë tjetër sloganin që do të mbajnë në fanellat e tyre lojtarët e ekipit kombëtar në Francë 2016. ?Ti Shqipëri më jep nder është slogani që ne kemi vendosur të përdorim në Euro 2016."

"Ky stadium i ri dhe ky Europian janë veçse një fytyrë e re, një faqe e parë e një kapitulli ri që tregon se nuk ka objektiva të paarritshme? përfundoi Duka.