Report TV - Rama: 2 rastet kur jam ndeshur me Shullazin me porosi të PD-së

2016-04-22 0

Edhe këtë të enjte seanca e Parlamentit shqiptar u shoqërua me tone dhe debate mjaft të ashpra mes dy forcave më të mëdha politike.Çështja e Emiljano Shullazit dhe kërcënimet e tij ndaj profesor Mynyr Konit dhe disa biznesmenëve kanë qenë në qendër të debatit parlamentar.

Kreu i grupit parlamentar PD akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Tahiri se, po e mbrojnë atë. Sipas Palokës, arrestimi i Shullazit u bë nga Prokuroria, ndërkohë që Rama deklaroi të kundërtën. Ishte policia ajo që kreu prangosjen pa denoncim, vetëm me indicie ndërkohë që prokuroria nuk reagoi.

Ne fjalën e tij Rama tha se PD po përpiqet të bashkojë çdo hero të krimit me Partinë Socialiste dhe qeverinë kur e vërteta është ndryshe, ate e ndaloi policia. Kryeministri deklaroi se Emiljano Shullazin e ka ndeshur në zgjedhjet e 2007 dhe 2009, kur dhunoi me porosinë e PD takimin elektoral të PS në Njësinë 7, dhe për këtë ka dëshmitarë Hysin dhe Bare.

Por pak minuta më vonë Ministri i Brendshëm sqaroi se në deklaratën e tij kryeminsitri kishte bërë një lapsus për procedurën e ndjekur për arrëstimin e Shullazit.

?Kryeministri bëri një lapsus. E vërteta është që policia, ka referuar çdo material për këtë çështje. Është policia që ka bërë çdo veprim për këtë çështje dhe kaq, të tjerat hetojini me Komision Hetimor?-tha Tahiri

Lidhur me cështjen Shullazi pati debate të ashpra që u nxitën më pas edhe me ardhjen e ish-kryeministrit Berisha në sallën e Kuvendit.

Nga Shullazi debati u zhvendos tek deklarata mjaft e pazakontë e ish kryeministrit Berisha i cili duke e cilësuar ekzekutivin aktual si një organizatë kriminale, u ka bërë thirrje qytetarëve që të armatosen kundër saj.

Free Traffic Exchange