Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministrit Berisha ka bërë një thirrje të fortë për shqiptarët, të cilëve ju tha të pajisen me armë pasi qeveria nuk ofron më siguri.
?Ju kam një thirrje për shqiptarët: Merrni armë e armatosuni se s?keni siguri me këtë qeveri, për të mbrojtur pronat tuaja. Armatosuni!?
?U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni.?- deklaroi Berisha.
Por në bazë të nenit 222 të Kodit Penal, thirrjet për armatosje konsiderohen krime kundër rendit kushtetues.
Neni 222 , Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës.
"Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t'iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga 5 deri në 10 vite," thuhet në Kodin Penal.
Ora 14:00 Balla: Duhet komision hetimor për shëndetin mendor të Berishës
Pas thirrjeve të ish kryeministrit Berisha që shqiptarët të armatosen pasi vendin po e qeveris një bandë kriminale, ka reaguar ashpër Partia Socialiste. Balla tha se Kuvendi duhet të ngrejë një komision hetimor për shëndetin mendor të Berishës.
?Kuvendi të mbledhë Byronë dhe të mbajë një qëndrim të fortë. Ka ardhur koha që ky Kuvend të ngrejë një komision të posaçëm për shëndetin mendor të Berishës. Vetëm një i sëmurë mendor mund të bëjë thirrje për armatosje të civilëve me armë?, u shpreh Balla.