Një ditë pas numërimit të votave të pedagogëve në të gjithë vendin po shkon drejt përfundimit edhe ai i studentëve. Pas shpalljes rektor të Universitetit të Tiranës të Mynyr Konit janë bërë publik edhe fituesit e disa universiteteve të tjera në kryeqytet.
Ndërkohë gara ka qenë më e fortë mes kandidatëve te Universiteti i Mjekësisë dhe te ai i Sporteve, ku rëndësi në shpalljen e rektorëve fitues ka pasur vota e studentëve. Në mesnatë në këto dy universitete përfundoi numërimi i votave të studentëve, ku u shpall te Mjekësia rektor Arben Gjata, ndërsa te Sportet Agron Cuka.
Universiteti i Sporteve- Agron Cuka me 40 vota kundrejt Artan Shytajt i cili mori vetëm 36. Rektor i Universitetit të Mjekësisë është shpallur Arben Gjata
Në Durrës fiton Kseanela Sotirofski
Universiteti i Vlorës- Roland Ziso
Universiteti i Shkodrës-Adem Bekteshi
Universiteti i Gjirokastrës- Bektash Mema
Universiteti i Korçës- Ali Jashari
Mynyr Koni ka fituar në të gjitha fakultetet, përjashtuar atë të Gjuhëve të Huaja, ku Klodeta Dibra ka fituar me 100 vota ndaj 36 në favor të tij.