Report TV - Rama: 2 rastet kur jam ndeshur me Shullazin me porosi të PD-së

2016-04-22 0

Kryeministri Rama nga folorja e Kuvendit ka folur për herë të parë për arrestimin e Emiljano Shullazit. Ne fjalën e tij Rama tha se PD po përpiqet të bashkojë çdo hero të krimit me Partinë Sociialiste dhe qeverinë kur e vërteta është ndryshe, ate e ndaloi policia. Kryeministri deklaroi se Emiljano Shullazin e ka ndeshur në zgjedhjet e 2007 dhe 2009, kur dhunoi me porosinë e PD takimin elektoral të PS në Njësinë 7, dhe për këtë ka dëshmitarë Hysin dhe Bare.

?Nuk e kuptoj me cfarë lloj kurajoje kërkojnë të bashkëngjisin me ne këtë lloj llumi. Si ka mundësi që nuk latë hero të botës së krimit pa e bërë hero të politikës tuaj. Flisni këtu sikur e arrestuat ju, Kush e ka arrestuar? Në fakt e vërteta edhe sikur të ishte kështu përsëri nuk do të ishte kundër asaj që po them unë. Këtë rast e vërteta është më ndryshe ndalimi është bërë nga policia e cila ka filluar procedurën pa patur një denoncim konkret por duke u nisur vetëm nga një indicia e paprovuar dhe ka kërkuar nga prokuroria për arrestim autorizim dhe e ka marrë pas mesnate kur personazhi ka qënë në qeli. Ju jeni viktimat e para që atij që ju ka drejtuar 25 vite në një vrapim të strukturuar nga një personazh si Hitleri. ?-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e quajti përpjekje të dëshpëruar, shtyrjen e reformës në drejtësi nga Partia Demokratike. Në fjalën e tij në foltoren e parlamentit, Rama tha se tashmë pengesë e vetme e miratimit të reformës në drejtësi është opozita.

Sipas kreut të maxhorancës, arrestimi i Emiljano Shullazit, është sebepi i rradhës që opozita nuk do ta votojë reformën në drejtësi.

"Mua më bëhet qejfi që për herë të parë juve jeni vënë në mbështetje të prokurorisë, po është e njëjta që ka kërkuar burg për Xhelal Mziun. Si mund t'i thoni shqiptarëve e duam reformën por nuk ulemi ta bëjmë sepse kemi ca probleme të tjera. Ne në tavolinë jemi, ju s'jeni. Juve shyqyr që ju doli Shullazi që të gjeni sebepin tjetër edhe prapë të shtyni reformën. Çdo gjë për ju është sebep për ta shtyrë reformën. Byronë e hetimit e kemi ne në program. FBI e kemi sjellë ne në Shqipëri. E kam ftuar unë. Ju nuk e ftonit. Unë them që është humbje më e madhe e kohës kjo e enjte me ju sepse jeni kaq larg realitetit dhe keni kaq pak respekt për shqiptarët. I dini kaq budallenj sa mund të besojnë këto që juve u tregoni si të vërteta," tha Rama.

Free Traffic Exchange