Report TV - Rama: Stadiumi i ri, plotësimi i ëndrrës së shqiptarëve

2016-04-22 0

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të "Arenës Kombëtare" cilësoi ndërtimin e "Arenës Kombetare"si plotësimin e ëndrrës së madhe të shumë shqiptarëve që e duan sportin.

?Arena Kombëtare është realizmi i ëndrrës më të madhe të Dritan Shakohoxhës. Kam parasysh jo Shakon si person por të gjithë sportdashësit dhe gjithë shqiptarët. Ekipi ynë kombëtar sot ofron një imazh të mrekullueshëm të kombit tonë dhe një shëmbëlltyrë rrezatuese të unitetit kombëtar të vlerave më të mira të popullit tonë,? tha ai.

Nga ana tjetër futbolli sipas kreut të qeverisë është shumë më tepër se një sport dhe jo vetëm nga pikëpamja ekonomike,?futbolli është një nga industritë më të mëdha të zhvillimit, por dhe nga pikëpamja sociale dhe kulturore për të përcjellë modele, frymëzuar gjenerata dhe hapur perspektiva. Duke i nxitur ata që besojnë se asgjë nuk është e pamundur. Në BE sporti kontribuon me 2% të PBB të 28 vendeve të unionit dhe gjeneron 307 miliardë euro çdo vit. Është e provuar që sporti dhe investimet në sport nuk janë vetëm investime për ata që zbresin në fushën e garës apo ata që ndjekin garën, po investime që afrojnë nxisin dhe bashkojnë njerëzit me aktivitetin sportiv. Cka ka nxjerrë në përfundimin se 1 euro investuar në sport është 3.7 euro e kursyer në Shëndetësi? vazhdon ai më tej fjalën e tij.

Free Traffic Exchange