Report TV - Elbasan, mbyti me duar të ëmën, arrestohet 30-vjeçari

2016-04-22 1

Një e moshuar është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në lagjen ?Çlirimi?, në Elbasan.

Mësohet se viktima është 67-vjeçarja Hedije Zenelhoxha. Sipas burimeve zyrtare nga policia, është shoqëruar djali i saj, 30-vjeçari Ardit Zenelhoxha, i cili dyshohet se ka mbytur me duar nënën e tij. Të dy jetonin në të njëjtën banesë, në katin e dytë të apartamentit që shihni në fotografi, në zonën e njohur edhe si ?Sporti i Vjetër?.

Gjatë momentit kur kanë mëysrë në banesë forcat e policisë, aty gjendej vetëm 30-vjeçari dhe trupi i viktimës. Ardit Zenelhoxha është shoqëruar në polici për të dëshmuar rreth ngjarjes, por nga informacionet e deritanishme, mësohet se ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe është paraqitur në gjendje shoku.

Mësohet se këto fakte, si dhe shenjat e gjetura në qafën e të moshuarës, shtojnë dyshimet e policisë se ka qenë pikërisht Ardit Zenelhoxha autor i krimit, megjithatë kjo mbetet ende për t?u verifikuar.

Free Traffic Exchange