Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, deklaron se është gati të dëshmojë para drejtësisë shqiptare, për të gjitha krimet e llahtarshme të Sali Berishës. Haxhia thotë se është dëshmitar i gjallë i krimeve të tmerrshme të Berishës, krime për të cilat është gati të rrëfehet. Ai shkon më tej, duke bërë një deklaratë të fortë, teksa thotë se, në disa prej krimeve të urdhëruara nga Sali Berisha, ka qenë zbatues dhe pjesëmarrës në to.
Në të një njëjtën kohë, Izet Haxhia shpreh habinë se asnjë prokuror nuk merr mundimin për ta pyetur për sagën e krimeve të Berishës. Për pos vullnetit për të dëshmuar, Haxhia flet për krime të padëgjuara të Berishës. ?Kam më tepër se një vit e gjysmë që po denoncoj bëmat e krimet e marshallit në disa prej të cilave kam qenë edhe zbatues e pjesëmarrës në to, por as edhe një prokuror apo gjyqtar nuk ka marrë as mundim për të më pyetur apo lere për t?i hetuar ato?, thotë Haxhia.