Intervista në Ora News - Hafizi: E gatshme të angazhohem në një parti të re

2016-04-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka zbardhur në Ora News bisedën e zhvilluar me përfaqësues të partive të majta evropiane.
Ajo theksoi se takimi ishte bërë me kërkesë të tyre të posaçme përpara se të mbërrinin në Shqipëri dhe në fund siç theksoi Hafizi mesazhi ishte i qartë prej tyre: Mos u ndalni!
?Ka një javë që na është kërkuar ky takim. Është propozuar nga ana e delegacionit. Në dijeninë time kanë pasur një vizitë njëditore dhe kishin parashikuar një takim me atë grupim brenda Partisë Socialiste. Ne na vlerësuan si një grup që po mbajmë gjallë debatin brenda Partisë Socialiste dhe partive politike në Shqipëri. Ky ishte një delegacion i një forumi të rëndësishëm të partive të majta?, theksoi ajo.
?U vlerësua fakti që ka një debat të hapur. Unë isha përfaqësuesja. Bëra një shpjegime të gjithçkaje çfarë ka ndodhur, duke shpjeguar se jemi përpjekur të respektojmë normat dhe cili ka qenë qëndrimi i atyre përballë nesh. U kërkova që të bëjnë presion brenda kupolës së Partisë Socialiste për këtë kërkesë të thjeshtë.
Nga ana e delegacionit pati pyetje. Ata me siguri janë të informuar dhe janë të çuditur se si mund të ndodhin brenda një partie evropiane praktika të tilla, gjë që u shpreh qartas gjatë takimit. Në fund të takimit, ishte ajo shprehja që më gëzoi shumë; mos hiqni dorë nga kjo betejë!?, shtoi ajo.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hafizi-e-gatshme-te-angazhohem-ne-nje-parti-te-re/