Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në arrest me burg Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin të akuzuar për disa vepra të rënda penale si gjobëvënie, kanosje për jetën, shkatërrim prone me eksploziv dhe grup te struktruar kriminal. Të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat ndërsa avokati i tyre pretendon se vendimi u ndikua pas zhurmës mediatike dhe politike qe iu bë çështjes.
Tirane- Pasi qëndroi për rreth 72 orë në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit Emiljano Shullazi dhe dy të akuzuarit e tjerë Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani u sollën mëngjesin e së mërkurës 20 prill, në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vlerësim të masës së sigurisë.
Shoqërimi i tyre u bë nën masa të rrepta sigurie të policisë së Tiranës dhe asaj të burgjeve. Që herët në mëngjes forca te shumta të repartit Shqiponja u përqëndruan në ambientet e Gjykatës së Krimeve te Rënda ndërsa më parë në këtë gjykate ishte ushtruar edhe kontroll i imtësishem me qen anti-eksploziv.
I pari para gjykatës doli Emiljano Shullazi. Seanca për të zgjati për rreth 50 minuta ku dy prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuci paraqitën pretendimet e akuzës përballë të pandehurit dhe dy avokatëve mbrojtes që kërkuan lirimin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sot-masa-...