Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deklarata e Lu me 17.11.2015: Persona si trafikanti i dënuar për drogë, Emilajno Shullazi që është akuzuar haptazi nga media për trafikim të narkotikëve dhe vrasje por nuk është çuar pëprara drejtësisë.
5 muaj pas kësa deklarate Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka përshëndetur arrestimin e Emiljano Shullazit por kërkoi që procesi kundër tij të shkojë përpara në një mënyrë të pavarur dhe serioze.
Lu: Gjatë vitit të shkuar kemi parë që të arrestohen dhe të ndiqen penalisht gjyqtarë, prokurorë, parlamentar, një ish-ministër dhe tani, një të dyshuar si kreu i një bande të krimit të organizuar, Emiljano Shullazin. Ne i mirëpresim këto hapa pozitivë dhe shpresojmë që këto çështje të shkojnë përpara në një mënyrë të pavarur dhe serioze.
Ambasadori amerikan foli gjatë asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku nxiti biznesin të ngulmojë pranë deputeteve dhe kryetarëve të partive politike për të miratuar sa më parë reformën në drejtësi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lu-pershe...