Avokati i Popullit: Nuk është respektuar e drejta e pronës, institucionet nuk bashkëpunojnë

2016-04-20 2

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

E drejta e pronës vijon të mbetet një ndër problemet më të prekshme për shqiptarët.
Gjatë raportimit vjetor në komisionin e Ligjeve avokati i popullit theksoi se pavarësisht rekomandimeve të bëra situata vijon të mbetet e njëjtë.
Çështje të tjera të mprehta për shoqërinë shqiptare renditen edhe reforma në administratën publike,strehimi si dhe furnizimi me energji i familjeve të varfra.
Totozani: Për sa i të drejtës së pronës, vazhdon të ketë probleme të mëdha. Mos respektimi nga ana e organeve të administratës publike të parimit të ligjshmërisë, mbrojtjes së interesit publik, të drejtave të personave privatë, eficencës për administratën e pushtetit vendor pas reformës administrative. Sikurse e dini ka një numër problematikash, në procedurat e largimit nga puna në kuadër të procesit të ristrukturimit. Strehimi mbetet gjithashtu një sfidë e madhe në Shqipëri. Shumë bashki nuk zotërojnë fonde.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/avokati-i-popullit-nuk-eshte-respektuar-e-drejta-e-prones-institucionet-nuk-bashkepunojne/