Report TV - Lu: Përshëndes arrestimin e Shullazit,reforma e rëndësishme

2016-04-20 0

Në mbledhjen e Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu vlerësoi vendimin e gjykatës për të mbajtur në arrest me burg Emiliano Shullazin.

Për këtë qëllim, ambasadori amerikan cilësoi të rëndësishme miratimin e reformës në drejtësi.

"Përshëndesim arrestimin e Emiljano Shullazit. Ne shpresojmë që të kemi edhe një drejtësi të pastër. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri janë thjesht një fraksion i këtij potenciali por reforma në drejtësi do të tërheqë investime të reja. Reforma në drejtësi do të lejojë biznesment që të jenë më aktivë në Shqipëri. Jemi shumë pranë realizimit të kësaj reofrmë. Ju do të ndaloni së qeni pesimistë rreth kësaj reforme. Duhet ti bëni thirrje anëtarëve të parlamentit, duhet të takoni kryetarët e partive politike, sepse është e rëndësishme që ti kujtojmë politikanëve që ata janë zgjedhur nga populli., u shpreh ambasadori Lu.