Studentët dhe akademikët në të gjithë vendin i janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Universiteteve. Procesi ka nisur që prej orës 8:00 dhe ka pak minuta që ka përfunduar brenda orarit zyrtarë të orës 16:00.
Majlinda Keta kryetarja e Komsionit Institucional Zgjedhor ne UT në një prononcim për Report Tv ka konfirmuar se kanë votuar 98% e stafit pedagogjik. Rreth 65% e studentëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës ndërkohë që ata që kanë mbetur duke pritur në rradhë pritet të votojnë brenda minutave të fundit pas mbledhjes së mjeteve të identifikimit
Në fakultetin Ekonomik kanë marrë pjesë 99%
Fkulteti i Drejtësië 97%
Instituti i Fizkës Bërthamore 100%
Filiali Kukës 100%
Shkencat sociale 94.8%
Shkencat e natyrës 99%
Gjithsej, do të zgjidhen 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh.Studentët përfaqësojnë 10% të peshës së votës, ndërsa profesorët 90%. Në Universitetin e Tiranës, ku gara është përqendruar mes Klodeta Dibrës dhe Mynyr Konit, vullneti i akademikëve dhe studentëve do të shprehet në 33 qendra votimi, vendosur në fakultetet përkatëse.