Gjiknuri ultimatum për bombolat e gazit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë pikë karburanti nuk do të lejohet më të bëjë mbushjen e bombolave të gazit. Ultimatumin e ka dhënë Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, i cili në një takim me tregtarët e gazit i ka tërhequr vëmendjen dhe kreut të Inspektoratit Shtetëror Teknik. Gjiknuir u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast pasi është në rrezik jeta e tyre. Ministri i energjise tha se do të krijohen stacione për shitjen e bombolave të gazit. Të gjithë qytetarët qe duan të mbushin gaz duhet të dorëzojnë bombolën e vjetër dhe do të marrin një të re. Mbushja e bombolave të gazit jashtë standardit është bërë shpesh shkak për shpërthimin e tyre dhe marrjen e jetës së konsumatorëve.

Free Traffic Exchange