Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pedagogët dhe studentët iu drejtuan qëndrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e lartë të universiteteve. Në garë janë 14 rektorë, 55 dekanë dhe rreth 155 shefa departamenti. Kandidatët për rektor në Universitetin e Tiranës votuan përkatësisht Znj Dibra në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Z. Koni në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Kandidatët bën thirrje për pjesëmarrje masive në votime dhe leximin e votës në mënyrë transparente. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e studentëve dhe akademikëve votuan, të rinjtë e lëvizjes për Universitetin, kundërshtarë të ligjit te arsimit të lartë, protestuan.
Studentët dhe akademikët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve; rektorë dekanë dhe shefat e departamentit.
Pasi votoi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, kandidatja për rektore Znj.Klodeta Dibra i bëri thirrje stafit dhe studentëve të marrin pjesë masivisht në votime ndërsa kërkoi respektimin e modelit të institucionet të arsimit të lartë që zgjedhjet të jenë një shembull për vendin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gara-per-...