Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit kryesorë të shoqërive të tregtimit me shumicë të gazit të lëngshëm.
Temë e diskutimit ishte zbatimi i vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave për rregullat e reja në tregtimin e bombolave të gazit.
Gjiknuri: ?Është shumë e nevojshme që ky proces të disiplinohet akoma në favor të mbrojtjes së konsumatorit por edhe në favor të biznesit të ndershëm. Jemi dëshmitarë që shpesh herë bombolat mbushen në mënyrë ilegale dhe kjo është një tregti e paligjshme, me evazion fiskal por humbasin mbi të gjitha konsumatorët?.
Ministri kërkoi nga drejtori i Inspektoratit Shtetëror, Teknik dhe Industrial vënien në zbatim sa më shpejt të V.K.M-së ndërsa ftoi publikun e median të jenë gjithashtu vigjilent për të denoncuar çdo lloj abuzimi për raste ku kryhet tregtim i bombolave të gazit jashtë rregullave të caktuara me ligj.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rregullat-e-reja-gjiknuri-te-krijohen-stacionet-e-shitjes-se-bombolave-te-gazit/