Fluks azilkërkuesish në Holandë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e azilkërkuesve shqiptarë në Holandë ka shqetësuar Komisionin e Jashtëm Parlamentar. Kryetarja Arta Dade ka kërkuar llogari nga përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme, për fluksin në rritje të qytetarëve që i drejtohen ilegalisht këtij shteti. Zëvendësministrat Çipa dhe Hyseni, e pranuan se ka pasur rritje të numrit të azilkërkueseve gjatë muajve janar dhe shkurt. Opozita akuzon qeverinë, se me politikat e saj po thellon varfërinë, çka është shkaku kryesor i largimit të shqiptarëve. Jozefina Topalli bëri thirrje për protesta. Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në Holandë. Por qeveria holandeze ka bërë të qartë se shanset për pranimin e kërkesave për azil ekonomik janë zero.