http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e mërkure të gjithë banoret që jetojnë ne zonën e bllokut pranë pallateve ?Shushica? do t?i gëzohen një lagjeje krejt ndryshe, me rrugë, trotuare, ndriçim e lulishte të reja. I pranishëm ne përurimin e punimeve kryebashkiaku Veliaj tha pas 7 muajsh i rritën vlerën zonës dhe se njësia 5 është zona më korrekte me pagesën e taksave dhe faturave të ujit.?Kjo do të thotë se i kemi kthyer kësaj njësie ekzaktësisht shumën që ka paguar në taksa në katër vitet e fundit. Çka do të thotë se qytetarët i kanë në dorë investimet e tyre. Sa më korrektë të jenë me pagesat ndaj bashkisë, aq më korrekte do të jetë bashkia për t?ua kthyer qindarkë më qindarkë në investime të tilla. Për herë të parë do fusim konceptin e fondeve komunitare. Aty ku komuniteti kërkon të suvatojë apo lyejë pallatet, bashkia u siguron krahun e punës, skelerinë e logjistikën, në mënyrë që të kemi të njëjtën cilësi, për t?i shtuar vlerën e pronës çdo qytetari që ka zgjedhur të jetojë në Tiranë dhe të paguajë rregullisht taksat?.ErjonVeliaj shtoi se rikualifikimi urban i kësaj zone krijon mundësinë që bashkia të pilotoje edhe projektin e parkimit të rezidentëve, që ka parashikuar ta zbatojë më pas në gjithë Tiranën.?Për herë të parë, këtu do të pilotojmë edhe parkimin në komunitet me 162 vende parkimi. Duke nisur nga muaji tjetër, qytetarët do të mund të marrin kartën e rezidentit, duhet të provojnë që kanë një makinë dhe apartament në këtë zonë të rikonstruktuar, çka do u mundësojë të kenë vendin e tyre të sigurt të parkimit?, tha kryetari i Bashkisë. Ai ka kërkuar ndihmën e banorëve të zonës që tashmë këtë investim të Bashkisë ta mirëmbajnë dhe të denoncojnë çdo përpjekje për ta vandalizuar atë. ?U kërkoj qytetarëve të tregojnë respekt për investimin; është një investim i tyre, që u shton vlerën atyre, e shijohet e përdoret nga vetë ata. U kërkoj qytetarëve që ta mbrojnë nga vandalizmi, të raportojnë, të bashkëpunojnë me bashkinë që të sigurohemi se këto investime ruhen.?Ndërkohe i pranishëm ne inaugurim ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko,i cili e konsideroi rehabilitimin e bllokut një standard te ri të mënyrës se si bashkia po i afrohet komunitetit.