Report TV - Kushtetuesja shqyrton vlefshmërinë e mandatit të Koço Kokëdhimës

2016-04-20 1

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot vlefshmërinë e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.

Trupi gjykues do e shqyrtojë këtë çështje, pasi ai është akuzuar nga partia Demokratike për përfitim fondesh publike, ndërkohë që dërgimi i saj në Kushtetuese është bërë pas votimit në Kuvend.

Në këtë seancë avokati i Koço Kokëdhimës, Artan Hajdari ka kërkuar rrëzimin e çështjes.

Avokati i Kokëdhimës Artan Hajdari është shprehur se, ?Kontratat janë lidhur para marrjes së mandatit. Nuk ka ndikuar në marrjen e fondeve, kontratat kanë vazhduar të zbatohen. Kokëdhima nuk zgjidhte dot kontratat sepse do të cënonte sigurinë juridike?.

Ndërkohë, vetë deputeti Koço Kokëdhima është shprehur se, ka besim tekl drejtësia dhe se më 31 korrik ka hequr dorë nga kompanitë e tij.

?Kam ardhur me besim tek drejtësia. Jam në dispozicion të pyetjeve tuaja. Me 31 korrik kam hequr dorë nga abissnet dhe kompanitë e tjera. Pas zgjedhjes nuk kam konkuruar në tendera. Veprimet janë bërë për të cënuar mandatin tim, janë veprime për të shkatërruar karrierën time."

Në seancën e Gjykatës Kushtetuese kanë folur edhe përfaqësuesit e deputetëve inicues të cilët kanë thënë se, pas analizës së bërë është faktuar se, Koço Kokëdhima ka përfituar para nga buxheti i shtetit.

?Shoqëria e Kokëdhimës ka fituar 150 kontrata. Fitimi i parave pas marrjes së mandatit do të thotë pavlefshmëri të mandatit. Rendit pagesat e marra nga ndermarrjet shtetërore. Kokëdhima fitoi kontratë me komunën Rrashbull ditën e marrjes së mandatit. Më 29 korrik dhe 2 gusht ka nënshkruar kontrata përfitimi? thanë ata.

Tani trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin.