Report TV - Basha: Tahiri lidhje me Shullazin duhet të dorëhiqet sa më parë

2016-04-20 0

Kryetari i Partisë Demokratiek ka kërkuar largimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pasi ai ka lidhje me Emiljano Shullazin.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Basha tha se Shullazi di shumë gjëra për Ministrin e Brendshëm, ndërkohë që ky i fundit në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama po bëjnë ç?është e mundura që ai të mos flasë.

?Rama e Tahiri janë në këmbë e po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos flasë. Edi Rama e Saimir Tahiri janë në zi, për ta ndalur e sabotuar këtë hetim. Tahiri duhet të largohet një orë e më pare. Largimi i tij është emergjent,pasi njihen lidhjet me Shullazin. Shullazi në mbrojtje të Tahirit, të largohet si ministër? tha Basha.

Duke u ndalur tek arrestimi i Emiljano Shullazit, Basha ka thënë se kjo është një pikë kthese në vigjilie të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që të gjithë qytetarët shqiptar, përfshi edhe biznesmenët, e dinë mjaft mirë se Shullazi me mbështetjen e qeverisë ka kërcënuar me armë në kokë për përfitim të shumave marramendëse.

?Shqiptarët po mësojnë disa të vërteta. Shullazi e Shullazët me mbështetje qeveritare ia kanë dalë të kërcënojnë qytetarët e biznesmenët. Shullazët ia kanë dalë të përfitojë shuma marramendase. Shullazi bën atë që i kërkon Edi Rama e Saimir Tahiri. Kjo është pikë kthese në vigjilie të Reformës në Drejtësi është shpresa se lidhja e pushtetit me krimin nuk mund të jenë mbi të drejtën mbi ligjin? u shpreh Basha.

Sakaq, ai ka dhënë mbështetjen e partisë Demokratike ëpr të gjithë prokurorët e gjyqtarët të cilët janë duke punuar për këtë çështje.

?Përpjekja për të ndalur dorën e drejtësisë vazhdon. Ne si opozitë do ta monitorojmë procesin, prokurorëve e gjyqtarëve që kanë në dorë këtë rast. Qytetarët të vrasin frikën e të dalin përpara mbi aktivitetin e kësaj bande. Shqipëria e së nesërmes nuk mund të jetë Shqipëria e shullazëve? ka thënë ai.

Free Traffic Exchange