Report TV - Liria e shtypit, Shqipëria renditet në vendin e 82-të, nevojë zbatimi i ligjit

2016-04-20 1

Shqipëria renditet e 82-ta në listën e 180 vendeve në indeksin e lirisë së shtypit në botë me një rritje prej 3 vendesh nga 2014. Në raport thuhet gjithashtu se zbatimi i legjislacionit është i nevojshëm dhe se duhet të bëhet më shumë për lirinë e medias.

Ja cili është vlerësimi për Shqipërinë
?Rruga për në BE është e gjatë. Mund të bëjë më mirë. Kjo, në fakt, ishte përfundimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian në fund të 2015. Nevojitet zbatimi më i mirë i legjislacionit që garanton lirinë e shprehjes thanë ekspertët e BE-së. Grupi vëren më tej se shpifja në Shqipëri, që prej 2012-s nuk është ndëshkuar më me burg, por vetëm me gjoba. Pavarësisht ligjeve të lirisë së informacionit, të adoptuara në 1999-n dhe 2014-n, qasja ndaj informacioneve shtetërore vazhdon të mbetet e kufizuar. Sa për autoritetin rregullator të transmetimeve në media ?AMA?, ?Reporterët pa kufij? thonë se është e politizuar.

E para në listë është Finlanda ndërsa e fundit në listën e raportit të Reporterëve pa Kufi është Eritrea.Ndërsa vende si Turqia dhe Egjipti kanë media të kontrolluar nga qeveria.

Sipas reporterëve pa kufij indeksi flet për një klimë të tensionur e kombinuar me një rritje të kontrollit që qeverisë dhe bizneseve në newsroom.

Indeksi vlerëson lirinë e medias i cili mat pluralzimin, pavarsinë e medias, cilësinë e kuadrit ligjor dhe sigurinë e gazetarëve në 180 vende. Indeksi nuk është një tregues i cilësisë së gazetarisë në çdo shtet as nuk rendit politikat publike edhe pse qeveristë kanë një rol të madh në renditjen e vendit të tyre.

Që nga viti 2013, Reporterët pa Kufi kanë llogaritur treguesit e nivelit të përgjithshëm të shkeljeve të lirisë në çdo rajon në mbarë botën. Sa më e lartë shifra, aq më e keqe është dhe situata.

Treguesi global ka shkuar nga 3719 pikë vitin e kaluar në 3857 pikë këtë vit me një përkeqësim prej 3.71%. rënia nga viti 2013 është 13.6%.