Raporti për lirinë e medias - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk bën progres sa i takon lirisë së medias, ndërsa vendi ndodhet në pozicionin e 82, ashtu si një vit më pare, në renditjen e raportit më të fundit të ?Reporterëve pa kufij?. Në këtë dokument, i cili fokusohet te indeksi i lirisë së shtypit, theksohet se AMA mbetet një institucion i politizuar. Gjithashtu, dokumenti evidenton se aksesi për të marrë informacion në administratën shtetërore është i kufizuar.?Shqipëria mund të bëjë më shumë. Ky është konkluzioni i raportit të Komisionit Europian në fund të vitit 2015. Nevojitet një zbatim më i mirë i legjislacionit për të garantuar lirinë e shprehjes. Shpifja është dënuar me gjoba. Pavarësisht lirisë së informimit të miratuar që në vitin 1999, aksesi për në institucionet shtetërore vijojnë të mbetët të limituara dhe Autoriteti i Medias Audiovizuale, AMA, mbetet një institucion i politizuar?.Në këtë indeks Shqipëria ndodhet përpara vendeve të tjera të rajonit si Greqia, Mal i Zi apo Maqedonia.

Free Traffic Exchange