Nuk ndalen protestat në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët në kryeqytetin maqedonas, Shkup, kanë protestuar sërish kundër vendimit të presidentit Ivanov dhe mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor. Tubimi nisi në formën e një marshim nga Prokuroria Speciale për të vijuar më pas në Kuvendin e Maqedonisë. Ndalesa e fundit ishte selia e qeverisë. Protestuesit, mbështetës te opozitës dhe pjese e shoqërisë civile, mbanin pankarta në duar dhe thërrisnin ?poshtë qeveria kriminale?. Tubimi përfundoi paqësisht. Ai është mbikëqyrur nga forca të shumta policie. Protesta te tjera, por në përmasa me të vogla janë mbajtur edhe Kumanove e Tetove. Prej disa ditësh ne kryeqytetin maqedonas, qytetarët kanë dalë në rrugë për të kërkuar tërheqjen e vendimit të presidentit Ivanov për faljen e personave të akuzuar dhe ne skandalin e përgjimeve. Ata kundërshtojnë dhe mbajtjen e zgjedhjeve pa plotësuar kushtet.

Free Traffic Exchange