Pastrimi i kanaleve vaditëse në Fier - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë vizitës së tij në Fier, ministri i Bujqësisë dhe administrimit të ujërave Edmond Panariti ka inspektuar punimet për pastrimin e kanalit vaditës Vjosë - Levan - Fier. Ministri tha se punimet po ecin me ritme të shpejta. Aktualisht po punohet në lotin e dytë të këtij kanali me gjatësi 10 km. Ky është një investim nga fondi i qeverisë shqiptare, vlera e të cilit arrin në 81 milion lekë. Si pasojë e këtyre punimeve do të përmirësohet vaditja në afro 14 mijë ha tokë bujqësore. Kanali vaditës Vjosë - Levan - Fier është i gjatë afro 31 km, ndërkohë që në 9 km të kësaj gjatësie do të ndërhyhet nga ana e Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit.