Kanë qenë duke hapur një gropë për të marrë dhe, por papritur kanë zbuluar 40 predha luftarake.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Nënë Tereza? të qytetit të Lezhës, por ata nuk e kanë denoncuar rastin në polici edhe pse predhat janë një rrezik serioz, pasi të gjitha janë të pashpërthyera dhe tëjet të amortizuara.
Sipas banorëve, predhat e gjetura dyshohet se janë marrë nga bazat ushtarake dhe janë groposur në këtë vend gjatë trazirave të vitit 1997.
Ekspertet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin ku janë gjetur predhat për të zbuluar peridhën së cilës i përkasin, ndërsa është bërë e ditur se në një kohë shumë të shpejtë do të bëhet edhe largimi i tyre nga ky vend.
Në zone përreth është vendosur dhe një perimeter sigurie, duke mos lejuar asnjë banor që të afrohet në këtë vend, pasi amortizimi i tyre përbën rrezik shpërthimi.