Report TV - Dokumenti, ja dosja sekrete e prokurorisë për Shullazin

2016-04-20 0

Një seri gjobash të vendosura ndaj biznesmenëve të ndryshëm në Durrës dhe Tiranë, ka renditur në kërkesën e saj për caktimin e masës së sigurisë ndaj Emiljano Shullazit, shokut të tij Gilmando Dani dhe djalit të xhaxhait të Shullazit, Blerim Shullazi. Gazeta ?Shqiptarja.com? zbardh të plotë dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, kanë renditur të paktën 7 raste të dyshuara gjobëvënie nga anëtarët e grupit të Shullazit.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se grupi i Shullazit përbëhet nga kontigjentë kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, disa prej tyre të dënuar dhe më konkretisht shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë, personat të cilët njihen si biznesmenë të njohur të vendit dhe më konkretisht një shtetas që zotëron një kompani të njohur në Durrës për tregtimin e materialeve ndërtimore dhe hidrosanitareve, shtetasin A. B, pronar i disa lokaleve në qytetin e Durrësit si dhe përfaqësues i një kompanije kafeje në Durrës dhe një biznesmeni të njohur që zotëron një kompani nafte në Shqipëri.

Prokuroria nuk jep detaje të sakta lidhur me shumat financiare që Shullazi ka përfituar nga këto gjobëvënie, por burimet thonë se bëhet fjalë për mijëra euro. Më tej prokuroria shton se këta persona, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë të grupit, kanë kryer veprime aktive kriminale në formën e grupit të struklturuar kriminal.

?Parkun sportiv? në Durrës
Po ashtu, këta persona me cilësinë e krerëve të grupit kriminal dhe persona të tjerë, grup i cili për nga organizimi dhe veprat që kryen ka formën e një grupi të strukturuar kriminal, në mënyrë të kundërligjshme po bëjnë përpjekje për të privatizuar objektin e quajtur ?Parku Sportiv? që ndodhet në lagjen nr.05 në qytetin Durrës. Kjo pronë momentalisht është në pronësi të bashkisë së Durrësit dhe se menaxhohet prej saj, ku bëjnë stërvitje lojtarët e ekipit të ?Teutës?.

Ky grup kriminal, nëpërmjet kanosjes dhe dhunës fizike dhe psikologjike, ka bërë të mundur regjistrimin e pronës ?ish-Hotel Vollga?, që ndodhet në lagjen me nr.01 të qytetit Durrës. Për hedhjen në dorë të kësaj pasurie, shtetasi Emiljano Shullazi ka ushtruar dhunë ndaj personave që e kanë përfituar këtë pronë në mënyrë të ligjshme dhe duke qenë se prona kishte probleme me dokumentacionin për regjistrimin e saj, ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj drejtuesit të ZRRPP Durrës, duke detyruar punonjës të ZVRPP dhe ZPRPP Tiranë, për regjistrimin e kësaj prone në kundërshtim me ligjin dhe procedurat e regjistrimit. Në të njëjtën kohë ka të dhëna se ky grup personash në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, shtetas shqiptar dhe të huaj, janë të organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, në vendet fqinj të Bashkimit Evropian.

Garazhi i pronarit të basteve
Po ashtu rezulton se shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando ...